close
Bota

ZJARR NË KOLORADO: THIRRJE BANORËVE TË EVAKUOHEN

Më shumë se 1 mijë e 300 shtëpi janë evakuuar për shkak të zjarrit në një rajon të njohur me qendër të skijimit në shtetin Colorado të SHBA-ve. Zëdhënësi i Shërbimeve Pyjore të SHBA-ve, Adam Bianchi, në lidhje me zjarrin i cili u përhap në afërsi të qytezës Silverthorne, 100 kilometra në perëndim të qytetit Denver, ku banojnë rreth 4 mijë e 700 persona tha se “Ky është një vend ku shtëpitë ndodhen mjaft afër me njëra-tjetrën”.

Bianchi thotë se zjarri i quajtur “Buffalo” ka marrë nën ndikim një pjesë të vogël, por që zyrtarët kanë kërkuar që mijëra persona të largohen nga shtëpitë e tyre. Duke bërë të ditur se qendra më e afërt e skijimit me zjarrin ndodhet në një largësi prej 13 kilometrash, Bianchi tha se duke filluar nga mbrëmja e së martës zjarri nuk ka shkaktuar ndonjë humbje. /Agjencitë/

Art Channel

The author Art Channel