close
Top LajmeVendi

ZIGZAG: LËNDËT E PSP-së PA EPILOG GJYQËSOR?!

Ekspertët: Pengesë e vetme sistemi politik


Ka kaluar më shumë se një vit nga ngritja e aktakuzave të Prokurorisë Speciale dhe ende nuk ka epilogje gjyqësore. Bëhet fjalë për 20 aktakuza, shumica e të cilave ndodhen në procedurë gjyqësore. Senacat gjyqësore në të shumtën e rasteve anulohen me arsyetime të ndryshme, duke filluar nga gjendja shëndetësore e të akuzuarve, e deri te mospranimi i ftesave për paraqitje në gjykatë. Sipas njohësve të çështjeve juridike pengesë e vetme ka qenë sistemi politik.

Epilogu gjyqësor i aktakuzave të PSP-së, ashtu siç kanë apaluar edhe nga Brukseli dhe Uashingtoni, janë elementi themelorë për kthimin e besimit të qytetarëve te gjykatat. Njohësi i çështjeve juridike Bashkim Selmani qytetarët tani më nuk i besojnë këtij sistemi gjyqësor, pasi i njëjti ende nuk është depolitizuar.

Avokati Naser Raufi vlerëson se deri te prolongimi i punës së PSP-së  ka ardhur si rrjedhoj e ndikimit të presioneve të shumta që i është bërë këtij institucioni.

Ish-anëtari i Këshillit të prokurorëve Miralem Asani theksoi se problemi qëndron në atë se deri më tani nuk është formuar gjykatë speciale që të merren me lëndët.

Përndryshe Komisari për zgjerim Johanes Han në fillim të këtij procesi dha porosi të qartë: Është e rëndësishme që qytetarët të binden se të gjitha rastet e kriminalitetit hetohen dhe aty ku ka nevojë të ngriten padi dhe të ketë edhe dënime dhe aktvendime gjyqësore. Ndërkohë, kjo porosi e eurokomesarit shumë pakë ka depërtuar në veshët e gjykatësve, pasi deri më tani vetëm në rastin “Fortesa 2” për asgjësimnin e materialeve përgjuese u janë shqiptuar dënime ish- kryeshefit Goran Gruejevskit në mungesë dënim prej 1 viti e 6 muaj burg. /Art Channel/

 

Art Channel

The author Art Channel