close

ZGJEDHJET LOKALE: VOTUAN TË BURGOSURIT DHE PERSONAT E SËMURË

Në listën janë 6. 810 persona


 

Në listën e vetme zgjedhore janë 6. 810 persona,  të cilët gjatë ditës së sotme kanë pasur të drejtë vote në 16 vendvotime. Sot në mbarë vendin kanë votuar personat e sëmurë  dhe të burgosurit.

Një ditë para zgjedhjeve, të drejtën e tyre për të votuar kanë mundur ta realizojnë 1.882 persona në institucionet ndëshkuese-përmirësuese dhe personat të cilët janë në paraburgim, nëntë persona të shpërngulur në brendësi, si dhe personat e pamundur dhe të sëmurë të cilët e kanë kërkuar këtë nga komisionet zgjedhore komunale. Personat e shpërngulur në brendësi votojnë në shtëpitë kolektive dhe qendrat e pranimit ku janë të vendosur, të sëmurët dhe personat e pamundur në shtëpitë e tyre, ndërsa votuesit të cilët në ditën e votimit ndodhen në vuajtje të paraburgimit shtëpiak votojnë në vendin ku e vuajnë masën.

Votimi sot ka filluar në ora 7 e mëngjesit ku njëkohësisht përfundon në ora 19 edhe nesër në ditën e zgjedhjeve votimi fillon në orën shtatë dhe do të zgjasë deri në orën 19.

Të drejtën e votës në komunën e Gostivarit sot do ta realizojnë 86 persona të sëmurë dhe të pafuqishëm dhe një person, i cili po vuan masën e paraburgimit shtëpiak, informojnë nga KKZ Gostivar. Këtyre personave u janë pranuar kërkesat dhe atyre këshillat zgjedhore do t’u mundësojnë të votojnë për zgjedhjet lokale. Në Kumanovë sot kanë pasur të drejtë vote 129 persona të sëmurë dhe të pafuqishëm, kumtoi sot kryetari i KKZ-së, Zvonimir Nikolovski, ndërsa në burgun në fshatin Kshanj, 82 persona. Në komunën e Likovës sot, sipas zëvendës-kryetares së KKZ-së Olivera Cvetkovska, kanë pasur të drejtë vote 198 persona të sëmurë dhe të pafuqishëm.

Në komunën Nagoriçan i Vjetër sot kanë pasur të drejtë vote 19 persona të sëmurë dhe të pafuqishëm.  Në listën zgjedhore për komunën e Gostivarit ka gjithsej 79.569 persona të cilët të dielën do të votojnë në 121 vendvotime. Në komunat Dibër dhe Qendra Zhupa,  një ditë para zgjedhjeve lokale, të drejtë vote kanë pasur 42 persona të sëmurë dhe të pafuqishëm.

Në komunën Qendra Zhupa, konfirmojnë se sot kanë pasur të drejtë vote katër persona të sëmurë dhe të pafuqishëm. Në listën e vetme zgjedhore janë 6.810 persona, ndërsa do të votohet në 16 vendvotime. /Art Channel/