close

ZGJEDHJET LOKALE: MPB ME APEL PËR ZGJEDHJE TË QETA

Letërnjoftime gjatë fundjavës


 

MPB-ja u bën thirrje partive politike dhe simpatizuesve të tyre që të respektojnë rregullat e zgjedhjeve, të përmbahen nga çdo lloj shkelje te rendit dhe qetësisë publike, pasi çdo sjellje që bie ndesh me ligjet e MPB-së nuk do të tolerohet.

Të gjithë sektorët për punë administrative të MPB-së sot dhe nesër, në ditën e zgjedhjeve lokale, do të punojnë dhe do t’u japin letërnjoftime qytetarëve. Të gjitha kërkesat për dhënien e letërnjoftimit (të dëmtuar, të humbur ose të vjedhur) sipas procedurës së zbatuar ligjore, do të miratohen urgjentisht dhe në të gjithë Sektorët rajonal për punë administrative në kuadër të Ministrisë së Punëve të Brendshme edhe atë vetëm nëse parashtruesi nuk e posedon dokumentin biometrik të udhëtimit. Nesër, në ditën e zgjedhjeve, sektorët për punë administrative do të punojnë vetëm për dhënien e letërnjoftimeve në periudhë prej orës 7:00 deri në orën 19:00.

MPB-ja do të marrë të gjitha masat e nevojshme të dielën më 15 tetor, për qytetarët që në mënyrë paqësore dhe pa mëdyshje të përdorin të drejtën e tyre kushtetuese për të deklaruar lirishëm vullnetin e tyre politik. MPB-ja në javët e fundit ka ndërmarrë një sërë masash dhe aktiviteteve që kanë për qëllim sigurimin e zgjedhjeve të qeta, të drejta dhe demokratike në vend.

Gjithashtu në të gjitha njësitë organizative që do të angazhohen drejtpërsëdrejti në sigurimin e procesit zgjedhor në përputhje me ligjin është përfunduar trajnimi i punonjësve të policisë, janë përgatitur programe dhe plane për punën dhe monitorimin e rrjedhës së zgjedhjeve, të cilat do të koordinohet nga një seli e veçant operacionale në nivelin te ministrisë, si nga aspekti i rendit publik dhe paqes, ashtu edhe nga aspekti i zbatimit të normave të legjislacionit zgjedhor.

MPB-ja në afat të shkurt kohor, pastroi të gjitha incidentet të cilat kanë ndodhur në fushatën zgjedhore dhe në të njëjtën mënyrë energjike do të trajtohen në periudhën e mbetur, si dhe në ditën e zgjedhjeve. MPB-ja do të reagojë menjëherë në çdo rast ku ka shenja për abuzim nga ndonje polic. /Art Channel/