close

ZGJEDHJET LOKALE: “MOST” ME 2500 VËZHGUES

Aleksov: Vëzhgues në KKZ dhe në KSHZ


 

Asociacioni qytetar MOST me më shumë se 2500 vëzhgues do t’i ndjek zgjedhjet e djeshme lokale, prej të cilëve 2100 do të jenë statik. Kështu ka bërë të ditur sot në një konferencë shtypi Darko aleksov nga ky asociacion.

“MOST do të shpërndajë 120 ekipe, me nga dy vëzhgues në ekip, që do të kenë për detyrë ta ndjekin procesin nëpër ato vendvotime ku MOST nuk do të ketë vëzhgues si dhe të shërbejnë si përkrahje logjistike për ato vëzhgues që i kemi në terren. Në mënyrë plotësuese punën e Komisioneve Komunale Zgjedhore si dhe Komisionin Komunal të Qytetit të Shkupit do të vëzhgohen në tërësi ku do të shpërndajnë 81 vëzhgues dhe gjithashtu do të kemi vëzhgues edhe në KSHZ. /Art Channel/