close
Vendi

ZGJEDHJA E GUVERNATORIT: LSDM DO TA SHQYRTOJNË PROPOZIMIN E IVANOVIT

photo-130_1525717156-1266013

Guvernatori duhet të punon në interes të të gjithë qytetarëve


Grupi parlamentar i Lidhjes Social Demokrate të Maqedonisë (LSDM) dhe partitë tjera të cilat janë në koalicion me LSDM-në të hënën në koordinim do ta shqyrtojnë propozimin e presidentit Gjorge Ivanov, që zëvendës-guvernatorja Anita Angellovska Bezhovska të jetë guvernatorja e re e Bankës Popullore të Republikës së Maqedonisë.

Tomisllav Tunev, koordinator i grupit parlamentare të LSDM-së dhe koalicionit lidhur me propozimin e  presidentit Gjorge Ivanov, që zëvendës-guvernatorja Anita Angellovska Bezhovska të jetë guvernatorja e re e Bankës Popullore e Republikës së Maqedonisë ka theksuar se bëhet fjalë për një pozicion të rëndësishmë në Republikën e Maqedonisë, dhe për këtë arsye personi i cili do ta përfaqësojë duhet të dalë si propozim nga një dialog i shëndoshë dhe i argumentuar midis funksionarëve më të lartë shtetëror.

“Javëve të kaluara kemi pasur bindje se do të gjindej një zgjidhje midis presidentit Ivanov i cili ka të drejtë të propozojë guvernatorë të BPRM-së deri të parlamneti dhe Parlamenti të votoj me shumicë të thjeshtë. Bëhet fjalë për një pozicion të rëndësishëm në Republikën e Maqedonisë, dhe për këtë arsye personi i cili do ta përfaqësojë duhet të dalë si propozim nga një dialog i shëndoshë dhe i argumentuar midis funksionarëve më të lartë shtetëror, që të arrihet zgjidhje e pranuar nga të gjithë”.

Ai thekson se pozitën e guvernatorit është e nevojshme që ta marrë ai person i cili do të garantojë pavarësi të plotë të këtij institucioni, e cila do të kujdeset për zhvillimin, përparimin dhe stabilitetin e sistemit bankar në Maqedoni, dhe i cili do të punon në interes të të gjithë qytetarëve të Republikës së Maqedonisë. Grupi parlamentar i LSDM-së dhe koalicionit e sheh pozitivisht propozimin e ri të presidentit Ivanov. /Art Channel/

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia