close
Top LajmeVendi

ZAEV: GJENDJA NË BURGJE, KATASTROFALE

zz-recica-foto-480×289

Të hapen debate për kushtet në burgje


 

Kryeministri, Zoran  Zaev gjatë vizitës së burgut të Idrizovës me ftesë të Avokatit të Popullit dhe Komitetit të Helsinkit për të drejtat e njeriut në Maqedoni deklaroi  se i vjen turp që është kryeministër i vendit në të cilin burgjet janë jashtë çdo standardi të njerëzimit dhe aspektit social për personat që vuajnë dënimin.

Në bazë të standardeve, në Idrizov  mund të ketë të burgosur vetëm 850 persona, ndërkaq tani gjendjen 1.850 të burgosur,  u shprehë Zaev dhe shtoi se pret që të hapen debate për kushtet në burgje, para se gjithash nga ana e institucioneve kompetente. Një nga zgjidhjet, sipas Zaevit, është ligji për amnisti, temë e cila, siç tha, është tashmë e hapur, tashmë disa organizata joqeveritare kanë hapur debate, ndërsa Avokati i Popullit dhe Ministria e Drejtësisë kanë opinionet e tyre.

“Pres që të hapet debati, para se gjithash i institucioneve që janë kompetent dhe shumë shpesh të ftuar nga Avokati i Popullit dhe Komiteti i Helsinkit, si dhe nga shumë organizata civile dhe aktivistë. Shumë shpesh bashkëqytetarët tanë, të cilët vuajnë dënim me burg dinë të dërgojnë apel dhe mesazh përmes mediave sociale duke dërguar fotografi nga kushtet e tyre dhe pikërisht për këtë shkak sot jemi këtu” tha  Zoran Zaev – Kryeministër i Maqedonisë.

Avokati i Popullit, Ixhet Memeti tha se pas 12 vite që ombudsmani  ka  reaguar për kushtet e këqia në burgjet, qeveria aktuale ka treguar vullnet se do merr seriozisht këtë punë dhe se njëherë e përgjithmonë do të kemi kushtet më të mira.

“Me këtë zgjidhje unë nuk e nënkuptoj vetëm zgjidhjen e kushteve hapësinore të cilat ndërtohen disa vite. Besojë se qeveria e re në mënyrë reale do të qaset ndaj këtij problemi dhe jo me sjelljen e planeve aksionale. Problemi  me sistemin e burgjeve nuk janë vetëm kushtet me atë se çka pamë brenda, por janë më shumë siç është për shembull mënyra e menaxhimit i cili është shumë i keq dhe konfuz”Ixhet Memeti – Avokat i Popullit.

Uranija Pirovska nga Komiteti i Helsinkit u shprehë se patjetër t’i jepet fund korrupsionit në burgun e Idrizovës pasi në të nuk vlejnë ligjet e shtetit.

“Këto kushte në burgun e Idrizovës janë të kualifikuar si torturë. Torturë nuk do të thotë vetëm dhunë fizike, por edhe vetë kushtet janë  torturë. Ajo që mua ende më brengos është vendosja e personave partiak siç është rasti me burgun e Idrizovës. Njëherë e përgjithmonë duhet të kuptojmë se me këtë kategori delikate të njerëzve nuk mund të menaxhojnë persona të cilët kanë punuar në Ndërmarrje Publike të Pyjeve- deklaroi Uranija Pirovska – Komiteti i Helsinkit.

Kryetari i Sindikatës të policisë së burgut në “Idrizov” Antonio Stojcevski u ankua në kushtet e policisë pasi sipas tij ata kanë rroga të ulëta, orë të mos paguara jashtë orarit të punës, me kompetenca të cilat nuk i kanë, mjete për punë, por edhe për uniforma të vjetra të cilat janë të vjetra më shumë se 10 vite. Ata Kërkuan dhe përafrimin me ligjin e Ministrisë së Punëve të Brendshme në lidhje me kufirin e moshës për dalje në pension. /V. D. /