close
Rajoni

VUÇIQ: DIALOG I BRENDSHËM PËR KOSOVËN

Aleksandar-Vuçiq_ne-gazeten-Blic

 

“Lista Serbe” udhëton në Moskë


Presidenti serb Aleksandar Vuçiq ka deklaruar se në tetor do të fillojë një fazë e re e dialogut të brendshëm rreth Kosovës, duke theksuar se tashmë është koha për të filluar të bisedohet për Kosovën. Ai ka theksuar se është përgatitur edhe një raport për atë që është bërë në katër vitet e fundit në dialog, ku janë theksuar datat e rëndësishme, sic tha nga viti 1998.

“Nga tetori nisim një fazë të re të dialogut. Vlerësoj se është e domosdoshme që ky dialog të institucionalizohet, vlerësoj se duhet të bëjmë konstultime të gjera që do të thotë se të gjithë janë t ftuar të marrin pjesë në këtë dialog. Ky dialog duhet të zhvillohet në nivele më të larta, përmes qarqeve koncentruese, duhet të jetë serioz, i përgjegjshëm, që do të thotë të kemi qëllime të qarta, inkluziv që do të kyç të gjithë aktorët relevantë, të jetë tolerues me respektimin e të gjithëve që mendojnë ndryshe.”

Ndërkaq, Kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq dhe drejtori i Zyrës për Kosovën i Qeverisë së Serbisë, Marko Gjuriq, do të takohen të enjten, me 14 shtator, në Moskë me delegacionin e lartë të partisë Rusia Unike, parti kjo në pushtet në Rusi. Lajmin e ka konfirmuar Lista Serbe, përmes një komunikate për medie, në të cilën thuhet se në takim do të bisedohet për zgjedhjet e ardhshme lokale që do të mbahen në Kosovë. /Art Channel/