close
Sport

VOLEJBOLL: “KV UT” ME PËRGATITJE INTENSIVE

KV UT

Fillimi i kampionatit të ri do të caktohet të premten 


 

Fillimi i kampionatit i ri i volejbollit pritet të caktohet të prmeten në takimin që ka organizuar Federata e Volejbollit të Maqedonisë me përfaqësuesit e klubeve. Përkundër kësaj skuadra e Universitetit të Tetovës, tani më disa ditë është duke zhvilluar përgatitje intensive për fillimin e kampionatit, këtë për ART Channel e deklaroi trajnerja Laureta Abazi.

Në krahasim me kampionatin e kaluar  në ekip  ka  disa lëvizje, pasi Amra Ajredini është kthyer te Bamikori, ndërsa Emine Ibraimi vazhdon studimet në Turqi, por në ekip ka një përforcim nga Shqipëria.

Ekipi planifikon që gjatë fazës përgatitore të zhvilloi edhe ndeshje kontrolluese me Kastriotin e Ferizajit dhe me ndonjë ekip tjetër. /SH. S. /