close
Vendi

VMRO-DPMNE: PROTESTA ANTIQEVERITARE MË 2 QERSHOR

Zaevi dhe Mickovski do të ballafaqohen në duel televiziv


Komiteti qendror i VMRO-DPMNE-së opozitare mbrëmë mbajti mbledhjen e saj të radhës, ku ka vendosur që më 2 qershor, në ora 20:00 të mbahen protesta kundër qeverisjes së tanishme. Nga qeveria e Maqedonisë pozitivisht i janë përgjigjur ftesës së liderit opozitar Hristijan Mickovski për një duel televiziv me kryeministrin Zaev.

Më 2 Qershor para Qeverisë së Maqedonisë, VMRO-DPMNE do të organizojë protestë popullore. Kështu ka deklaruar kreu i kësaj partie Hristijan Mickovski pas mbledhjes së Komitetit qendror të partisë.

“I kemi shqyrtuar temat aktuale, që paraqesin jetë për qytetarët e Maqedonisë. Kjo gjeneratë e tretë e politikanëve të VMRO-DPMNE-së në Maqedoni, mësonte nga gjenerata e parë, u rrit me të dytën dhe si detyrë dhe qëllim parësor pati t’i mposhtë mbetjet e tranzicionit, kurse kjo mposhtje do të fillojë me organizimin e një proteste të madhe popullore që do të ndodh më 2 qershor në ora 20:00 para Qeverisë së Maqedonisë.

Ndërkohë, Kryeministri Zoran Zaev ka pranuar propozimin e liderit të VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickovski, që takimi mes tyre, në vend të kabinetit, të mbahet para opinionit, në një duel televiziv. Nga Qeveria kanë konfirmuar se Kryeministri Zaev në çdo kohë është i gatshëm për duel televiziv me Mickovskin. Lideri i VMRO-DPMNE-së Mickovski mbrëmë pas mbledhjes së Komitetit Qendror të partisë, duke ju përgjigjur pyetjeve të gazetarëve për takimin me Kryeministrin Zaev, ka theksuar se do të dëshironte që ky takim të jetë ballafaqim televiziv, e jo në kabinet. /Art Channel/

 

Art Channel

The author Art Channel