close
Vendi

VMRO DPMNE – LSDM: PËRPLASJE KOMUNIKATASH PËR REFERENDUMIN

Screenshot_3

Referendumi obligativ apo konsultativ?


VMRO-DPMNE-ja dhe LSDM-ja me komunikatat e së shtunës kanë akuzuar njëra-tjetrën rreth referendumit.

Nga VMRO-DPMNE-ja kanë theksuar se me cështjet rreth referendumit dhe negociatave partiake, po mbulohen skandalet dhe grabitjet. Ata gjithahstu janë shprehur kundër marrëveshjes së emrit me GREQINË duke e konsideruar të dëmshme.

“LSDM-ja ka shkelur në krime dhe të gjitha manipulimet rreth referendumit dhe negociatave partiake, janë vetëm përpjekje të mbulohet grabitja që është duke ndodhur për momentin. Derisa qytetarët janë të shqetësuar nëse do të shpallet referendum dhe nëse do të jetë i obligueshëm apo konsultativ, Zoran Zaevi jep monopole dhe 35 milion euro për firma që ekzistojnë vetëm një muaj”.

Nga LSDM-ja janë kundërpërgjigjur me sqarimin se cka do të thotë referendum konsultativ dhe potencuan se vendimi i qytetarëve do të jetë i obligueshëm dhe i pakontestueshëm.

“Qytetarët janë bartës të sovranitetit, qytetarët vendosin në zgjedhje dhe në referendum. Referendumi është demokraci e mirëfilltë, kurse vullneti I shprehur në të patjetër të jetë obligativ për të gjithë, ngase vota e qytetarëve është kyçe për ardhmërinë në Maqedoni” – thuhet në komunikatën e LSDM-së. /Art Channel/

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia