close
Vendi

HUAMARRJET: PËRPLASJE VMRO-LSDM

VMRO-LSDM-SELIAT

LSDM: Kthejmë borxhet e vjetra


VMRO-DPMNE-ja opozitare sot ka akuzuar se derisa janë zhvilluar negociatat me Greqinë rreth çështjes së emrit, Qeveria i ka futur në borxh qytetarët për 7.1 milionë euro. Opozita ka akuzuar pushtetin se nuk është duke e informuar opinionin se për çka po hraxhohen paratë e borxhit.

“Pushteti hyri në borxh për një afat 15 vjecar me shkallë vjetore të interesit prej 3%. Kjo do të thotë se për 7.1 milionë euro të marra për 15 vite do të duhet të kthejmë 3.2 milionë vetëm për kamata. Zaev ka marrë 7.1, kurse duhet të kthejë 10.3 milionë euro. Karteli po e fut në borxh vendin pa nevojë reale. Shpërdorimi i qeverisë vetëm për tre muajt e parë të vitit u ka kushtuar qytetarëve 300 milionë euro borxh të ri. Prej atëherë borxhi vetëm rritet.

Janë kundërpërgjigjur nga LSDM-ja duke theksuar se qeveria me përgjegjësi është duke i menaxhuar financat publike, është duke e zvogëluar frekuencën e huamarrjes dhe rregullisht është duke i servisuar borxhet e mbetura.

“Me një pjesë të mjeteve nga ankandet e djeshme po kthehen borxhe të vjetra të bëra nga VMRO-DPMNE-ja. Këto mjete janë siguruar me ineteres më të ulët, krahasuar me ankandet në të kaluarën kur kanë lëvizur edhe deri në 4.06%. Pas shkatërrimit ekonomik që e bëri, kur qytetarët dhe shteti ishin futur në borxhe dhe ishin varfëruar vetëm për të kënaqur ineteresa kriminale të dikujt, VMRO-DPMNE nuk ka kredibilitet të flasë për huamarrjet” – thonë nga LSDM-ja.

 

 

më shumë
Bota

STOKHOLM: PAS BREXIT PARAQITET EDHE SWEXIT!

7f128888a6ed2f7051577456bf9e9b599065b9f6b2e0b3c94e578d639397e38f

Pas Britanisë një tjetër vend po mendon daljen nga Bashkimi Europian. Udhëheqësi i demokratëve nga ekstremi i djathtë në Suedi kërkon referendum mbi anëtarësimin në BE, duke shpresuar për një rezultat “Swexit”.

Jimmie Åkesson, 39 vjeç, e cilësoi BE si një rrjet të madh korrupsioni dhe tha se Suedia duhet të mbajë një referendum pas zgjedhjeve të përgjithshme në shtator. Demokratët e Suedisë janë aktualisht partia e dytë më e madhe në vendin skandinav.

Elektorati i saj u shtua pas krizës së emigrantëve në Evropë, ku Suedia mori më shumë refugjatë për kokë banori se çdo vend tjetër i BE-së. /Agjencitë/

 

më shumë
1 2 3 1,783
Page 1 of 1783