close

UASHINGTON: STRATEGJIA E TRAMPIT E PASIGURT NË KONGRES

Thirrja e presidentit amerikan, Donald Trump për legjislacionin që synon forcimin e marrëveshjes bërthamore me Iranin, përballet me një të ardhme të pasigurt në Kongres. Kryetari i Komitetit të marrëdhënieve të Jashtme në Senat, Bob Corker dhe kolegu i tij republikan, Tom Cotton, pas fjalimit të Trumpit ofruan një skicë të legjislacionit që ata thanë se do t’i zgjidhte mangësitë e marrëveshjes bërthamore.

Sipas një përmbledhjeje, ky legjislacion do të rivendosë sanksionet bërthamore kundër Iranit. Trump po përballet me kundërshtime nga partia e tij republikane. Senatori, Marco Rubio, tha se ai ka “dyshime” rreth strategjisë së Trump-it dhe do të donte që presidenti të braktiste këtë marrëveshje. /Agjencitë/