close
Vendi

TREGU I TETOVËS: OFERTA JOSHËSE-FUQIA BLERËSE GJITHNJË E MË E VOGËL

Për çmimet ankohen edhe shitësit edhe blerësit


Shitësit në Tregun e gjelbërt të Tetovës, ankohen se nuk ka rritje të fuqisë blerëse edhepse, sipas tyre çmimet nuk janë edhe gjithaq të larta. Edhe në prag të Festës së Fitër Bajramit, siç thonë ata nuk vërehet ndonjë lëvzije e madhe dhe ndonjë qarkullim i madh në shitblerje.

Papunësia, kriza ekonomike, sipas blerësve janë shkaktarët kryesor që për disa gjëra blerësit duhet të heqin dorë. Ata, nga ana tjetër, thonë se çmimet nuk janë të larta, por fuqia blerëse e tyre shkon gjithnjë në rënie.

Në ditën e fundit të Muajit të Ramazanit, siç njihet ndër popull, Dita e Arifesë, barometri kryesor për fuqinë blerëse mbetet tregu i gjelbërt. Për hirë të së vërtetës, oferta është joshëse, por gjithnjë e më i madh është numri i atyre që do të kufizonin blerjen e disa gjësendeve, për shkak të siç thonë, krizës ekonomike e papunësisë. /Art Channel/

 

Art Channel

The author Art Channel