close

TIRANË: PËRKUJTOHET DRITËRO AGOLLI

Viti i parë pa Agollin, miqtë përkujtojnë veprën e tij


 

Ky vit shënon edhe vitin e parë pa shkrimtarin dhe poetin e madh, Dritëro Agolli. Në 86-vjetorin e lindjes familjarët e tij, miq, shkrimtarë dhe artistë kanë zgjedhur ta kujtojnë atë duke u bërë bashkë e duke ndarë kujtime. E bija Elona ka zgjedhur të rrëfejë momentet e tij të fundit kur do të largohej nga kjo jetë.

Dritëro Agolli do të ishte sot 86 vjeç. Poeti dhe shkrimtari i njohur u nda nga jeta më 3 shkurt. Në këtë ditëlindje pa të, e bija Elona ka botuar dy libra të rinj, përmbledhjen me poezi “E bukura, lozonjarja, tokësorja grua” dhe një përmbledhje me aforizma.

E bija Elona ka zgjedhur të rrëfejë momentet e tij të fundit kur do të largohej nga kjo jetë.

Një mbrëmje tingujsh, poezish dhe promovimesh mes të gjithë dashamirësve të penës së Dritëroit të madh, ku nuk munguan dhe recitime nga poezitë e tij. Dritëro Agolli është një ndër figurat më të dashura të letërsisë shqipe. Për shumë vite ai ka qenë Kryetar i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve.

Ndër librat e tij më të njohur është “Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo”, apo “Zhurmat e erërave të dikurshme”. Dritëro Agolli lindi më 13 tetor 1931 në fshatin Menkulas të Devollit në Korçë. Shkrimtari ndërroi jetë në 3 shkurtin e këtij viti nga një sëmundje e rëndë në mushkëri. /Agjencitë/