close
Bota

TIRANË: MIRATOHET ME 78 VOTA PRO PROGRAMI I QEVERISË

Kuvendi-i-Shqiperise_4_3_0

Përplasje mes pozitës dhe opozitës


Pas 21 orësh diskutime e debati, Kuvendi votoi me 78 vota pro e 51 kundër kabinetin e ri qeveritar të drejtuar nga Edi Rama dhe programin e tij qeverisës për 4 vitet e ardhshme.

Por, edhe pak minuta përpara votimit, Edi Rama dhe Lulzim Basha replikuan sërish me njëri-tjetrin. Kryeministri ironizoi opozitën për kundërshtimin që i bëri programit qeverisës, ndonëse nuk ngurroi edhe njëherë t’i shtrijë dorën e bashkëpunimit opozitës.

Rama iu përgjigj edhe akuzave të opozitës për blerje të votave për Gramoz Ruçin:  Megjithë kundërshtinë e Gramoz Ruçit, Lulzim Basha foli përpara deputetëve po aq sa kryeministri, duke hedhur poshtë programin e prezantuar nga qeveria:

Ditmir Bushati i është kundërpërgjigjur Bashës duke thënë se rezultati i zgjedhjeve të  25 qershorit  ishte i qarë.

Ndërkohë grupet parlamentare duhet të caktojnë kryetarët e komisioneve dhe shpërndarjen e deputetëve, votimi i të cilëve do të bëhet në seancën e radhës. /Agjencitë/