close
Rajoni

TIRANË: BASHKËPUNIMI SHQIPËRI – KOSOVË SHEMBULL PËR RAJONIN  

 

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi viziton për herë të parë Shqipërinë ne cilesinë e kreut të shtetit. Thaçi u prit sot paradite në Tiranë nga Presidenti Bujar Nishani me të cilin zhvilloi dhe një konferencë të përbashkët shtypi. Gjatë kësaj konference, Thaçi dhe Nishani cekën çështjet me interes dypalësh si dhe situatën politike në Kosovë.

Kreu i shtetit shqiptar apeloi për dialog politik mes mazhorancës dhe opozitës në Kosovë, ndërsa Thaçi përsëriti se ratifikimi i demarkacionit me Malin e Zi do mundësonte liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës. Ndërsa bashkëpunimin mes Shqipërisë dhe Kosovës në fushën ekonomike, Thaçi e cilësoi të suksesshëm, por theksoi se të dy vendet mund të lëvizin më shpejt në këtë drejtim.

Kurse pas takimit me kryeministrin, Edi Rama, ky i fundit ka deklaruar se bashkëpunimi rajonal është çelës i paqes, stabilitetit dhe zhvillimit në rajon.Ndër projektet kryesore rajonale është veçuar sidomos ai infrastrukturor që ndërlidhë Durrësin,Prishtinën dhe Nishin dhe sigurimi i përkrahjes për nisma rajonale të bashkëpunimit.

Gjatë kësaj vizite në Tiranë, Presidenti Hashim Thaçi dekoroi me medaljen “Urdhri i Pavarësisë” shkrimtarin Dritëro Agolli dhe 12 personalitete të tjera. /Agjencitë/

 

Art Channel

The author Art Channel