close

TETOVË: SHOQATA “TRADITA” TRIBUNË SHKENCORE

Roli i monumenteve historike në zhvillimin e turizmit kulturor


 

Në hapësirat e Galerisë së Arteve në Tetovë shoqata për kulturë ‘Tradita’ zhvilloj tribunë shkencore me temë: “Roli i monumenteve historike në zhvillimin e turizmit kulturor në qytetin e Tetovës. 

Kryetari i shoqatës për kulturë “Tradita” Selam Sulejmani, theksoi se përmes monumenteve historike që i posedon qyteti i Tetovës, shihet mundësia e njohjes së kombit tonë.

Para një vizitori profili i Tetovës paraqitet përmes monumenteve historike dhe vlerave etnokulturore që posedon ky qytet. Në kushtet që ne pretendojmë në zhvillimin e qytetit tonë besojmë se përtej dukurive të ndryshme shoqërore dhe ekonomike që ndikojnë në zhvillimin e këtij sektori, vlerësojmë se monumentet historike luajnë një rol shumë të rëndësishëm –tha Selam Sulejmani – Kryetari i shoqatës ‘Tradita’

Sulejmani gjithashtu, u shpreh se për zhvillimin e këtyre monumenteve që i posedon qyteti, institucionet kompentente duhet të marrin masa për zhvillimin, dhe përmirësimin e infrastrukturës së tyre.

Për të zhvilluar një turizëm të mirëfilltë kulturor në lokalitetet e vendit tonë, institucionet kompetente duhet të ndërmarrin hapa konkret në krijimin e kushteve në përforcimin e sektorëve kulturor e turistik dhe përforcimin e infrastrukturës -Selam Sulejmani – Kryetari i shoqatës ‘Tradita’.

Në këtë konferencë u shpalosën edhe punimet e tribunës shkencore nga profesorë universitar. /V.V. K. /