close
Kulture

TETOVË: PËRFUNDOI FESTIVALI ‘TETOVA FESTON NËNTORIN’

Jetmir Rexhepi 25 vjet karrierë muzikore


 

Edicioni i pestë me radhë i festivalit ‘Tetova Feston Nëntorin’, përfundoi mbrëmë, me një koncert kushtuar karrierës 25 vjeçare të këngëtarit tetovarë Jetmir Rexhepit.

Nuk kishte se si ndryshe të përfundojë një festival kulturor përpos me prezantimin e këngëve të mirëfillta shqipe. 25 vite karrierë dhe përkushtim për muzikën e mirëfilltë shqipe janë letërnjoftimi i këtij këngëtari tetovar. Jetmir Rexhepi ndjehet paksa i befasuar nga respketi që treguan kolegët dhe dashmirët e tij në këtë koncert.

Ky festival gjithnjë e më shumë po merr tiparet e një festivali serioz që tashmë ka arritur në nivele të larta. Drejtuesit premtojnë përkushtim edhe në të ardhmen.

Në mesin e shumë mysafirëve i pranishëm ishte edhe Lulzim Jashari,  djali i legjendarit Adem Jasharit, i cili, sipas organizatorëve ka nderuar këtë mbrëmje.

Që gjeografia shqiptare përmes kulturës të shtrihet në Tetovë ka bërë që asambli ‘Shota’ të jetë prezent gati se në çdo aktivitet, ata mbrëmë u vlerësuan me mirënjohje nga Ministria e Kuluturës.

Si çdo here tjetër edhe këtë radhë publiku tetovarë nuk u zhgënjye.

Mbrëmjen festive dhe përfundimin solemn të Festivalit të nëntorit në Tetovë e begatuan edhe këngëtarë të estadës shqiptare nga Kosova, të cilët kanë nderuar kolegun e tyre tetovar Jetmir Rexhepin. Ismet Bogujevci, Violetë Kukaj dhe anëtarët tjerë të Asamblit “Shota” duket sikurse vendosën “qershinë mbi tortë” në mbrëmjet kulturore të Nëntorit në Tetovë. /L. A. /

 

Art Channel

The author Art Channel