close
Vendi

TETOVË: ME PAJISJE TË VJETRA NË “BALLAFAQIM” ME ZJARRIN

Pajisjet e NJTKZ që nga koha e komunizmit


Rritja e temperaturave shton edhe numrin e zjarreve që përhapen në natyrë, dhe jo vetëm. Udhëqësi i njësisë territoriale kundër zjarri, Uka AlitI, ka bërë apel që të kihet më shumë kujdes gjatë kësaj përiudhe dhe në t’ju hapet rruga nga ana e vozitësve pasi çdo sekond i humbur mund të rezultojë fatale për dikë.

Këto janë disa nga dhjetë makinat që posedon Njësia Territoriale kundër zjarrit në Tetovë, e që janë të gatshme për intervenim në çdo kohë. Siç thonë nga kjo njësi, që nga koha e komunizmit ato nuk janë zëvendësuar, por akoma funksionojnë për t’ju ardhur në ndihmë për intervenime në qytetin e Tetovës dhe pesë njësive rurale. Këto kushte dhe mungesa e pajisjeve adekuate padyshim që ua vështirësojnë punën zjarrëfikësve. Megjithatë, Uka Aliti nga njësia territoriale kundër zjarrit shprehet se në çdo kohë janë të përgatitur për t’ju dalë në ndihmë qytetarëve.

Ai shtoi më tej se janë kryer përgatitje që në kohë të ndërmerren masa gjatë përhapjes së ndonjë zjarri qoftë në natyre, automjete dhe të tjera, duke apeluar te të gjithë vozitësit që t’ju hapin rrugë kur hasin automjetin e zjarrfikësve sepse në ato raste çdo sekond i humbur mund të jetë fatale për dikë.

Aliti gjithashtu ka apeluar edhe bujqit që gjatë periudhës së korrje- shirrjeve mos t’i ndezin fushat si dhe të gjithë ata që posedojnë maqineri bujqësore të pajisjen me mjete kundër zjarrit që në kohë të intervenohet në rast të ndonjë fatkeqësije. /Lulzime Ameti/

 

Art Channel

The author Art Channel