close
nuhcee

Studentët e Fakultetit Juridik të Universitetit të Tetovës dhe Fakultetit Juridik të Universitetit “Goce Dellçev”  nga Shtipi në bashkëpunim me Misionin e OSBE-së në Shkup mbajtën Konferencën me temë “Stabiliteti Shoqëror, Sundimi i së drejtës dhe mosdiskriminimi”.

Dekani i fakultetit Juridik pranë Universitetit të Tetovës, Ferat Polisi  deklaroi  se kjo  konferencë ndryshe nga të tjerat është e veçantë pasi  organizohet nga vetë studentët  të cilët kanë përgatitur temat e tyre dhe njëherit do të jenë edhe udhëheqës të paneleve.

I pranishëm në këtë konferencë ishte edhe  Zëvendës Ministri i Punëve të Brendshme, Agim Nuhiu i cili u shprehë se me anë të kësaj Konference po forcohet partneriteti midisFakultetit Juridik të Universitetit të Tetovës, Fakultetit Juridik të Universitetit të Shtipit, OSBE- Misionit në Shkup dhe Ministrisë për punë të brendshme, për të promovuar domosdoshmërinë e mbështetjes së konceptit të barazisë dhe mosdiskriminimit, respektimit të dinjitetit njerëzor dhe standardeve thelbësore.  Sipas, Nuhiut së shpejti Ministria e Punëve të Brendshme do t’i evidentojë në mënyrë të veçantë veprat e kundërligjshme me motive të urrejtjes.

Përfaqësuesja e Misionit të OSBE-së në Shkup Zhaneta Poposka vlerësoi lartë angazhimin e studentëve në këtë konferencë.

“Është kënaqësi që ndodhem sot këtu në këtë konferencë studentore me temë: Stabiliteti shoqëror, sundimi i së drejtës dhe mosdiskriminimi. Kjo  konferencë do ti realizoj punimet në katër sesione  dhe është paraparë që studentët pjesëmarrës nga Universiteti i Tetovës dhe  Universiteti Goce Dellcev i  Shtipit  të prezantojnë gjithsejt 36 punime të miratuara nga këshilli organizativ i konferencës  me mbështetje të Misionit të OSBE-së në Shkup”. –tha Zhaneta Poposka.

Koordinatori i kësaj Konferencë dhe njëherit student pran Fakultetit Juridik në Universitetin e Tetovës Admirim Xhaferi tha se organizimi i kësaj konference për një kohë të shkurtër pati jehonë të madhe nga studentë të prirur për të hapëruar në shkencat shoqërore dhe të drejtësisë.

Të gjitha punimet e prezantuara  në konferencën studentore në të ardhmen do të publikohen në librin e posaçëm të publikimeve. /V. D. /

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia