close
Ekonomi

TETOVË: INSTITUTI PËR ZHVILLIMIN EKONOMIK

Screenshot_4

Bexheti: Grantet e hapura ngrejnë mirëqënien sociale


Në Tetovë u organizua sot takim me përfaqësuesit e Granteve e Fondeve Europiane dhe Asociacioneve Financiare për zhvillimin e komunave, organizuar nga Instituti për Zhvillimin Ekonomik. Drejtori i këtij instituti, Nexhat Bexheti deklaroi se tërheqja e këtyre fondeve do të ndikojë në ngritjen e mirëqënies sociale.

Instituti për zhvillimin ekonomik, organizoi sot në Tetovë takim me përfaqësuesit e Granteve e Fondeve Europiane dhe asociacioneve financiare për zhvillimin e komunave. Me anë të këtij organizimi përfaqësuesit nga komunat e ndryshme nga vendi, Kosova dhe Shqipëria, u njoftuan direkt për grantet e hapura, mundësitë e aplikimit për grant dhe të tjera.  Sipas Drejtorit të Institutit Ekonomik, Nexhat Bexheti, Instituti për Zhvillimin Ekonomik u ndihmon komunave të tërheqin fondet e Europës dhe botës dhe të ngrihet mirëqënia sociale në këto komuna.

 

‘Ne u mundësojmë komunave që të tërheqin sa më shumë para nga fondet e Evropës dhe botës, nëpërmjet institutit për zhvillim ekonomik dhe në të ardhmen do të bëhen tentime të tilla që komunat tona të tërheqin sa më shumë para që të ngrihet mirëqënia sociale në vetë komuna.

Petrit Pollozhani, ekonomist dhe përfaqësues i komunës së Strugës deklaroi se ekzistojnë projekte rreth deponive për të cilat Struga ka shumë nevojë për të menjanuar problematikën e deponisë së këtij qyteti.

 

‘Kjo vlen për Strugën dhe Ohrin, të cilat janë vende turistike, por sidomos Struga ka shumë probleme me deponitë, dhe këtu ka projekte lidhur me këtë problematikë, dhe neve do të pretendojmë gjithsesi që të mund të zgjidhet ose respektivisht të merren disa makineri filtruese, pastruese, të ambientit dhe mandej të vazhdohet më tutje.’

Përndryshe, këto fonde kapin shuma të mëdha financiare dhe përfshijnë lëmi të ndryshme, si p.sh ekologjinë, arsimin, zhvillimin e infastrukturave komunale dhe të tjerë. /B. J. /