close
Vendi

TETOVË: HAPJA SOLEMNE E DYQANIT ‘JYSK’

Screenshot_3

Zymberi: Punësohen 20 punëtorë


Ditën e sotme në Tetovë është bërë hapja solemne e dyqanit të brendit të njohur danez dhe skandinav për mobilje dhe aksesorë të ndryshëm për objekte banimi ‘Jysk’. Drejtori i përgjithshëm i ‘Jysk’, Fatmir Zymberi deklaroi se në këtë dyqan janë  punësuar rreth 20 punëtorë nga Tetova.

Në mënyrë solmne ditën e sotme në qendrën tregëtare Palma Mall, u bë hapja e dyqanit ‘Jysk’ brendit të mirënjohur danez dhe skandinav. Në këtë dyqan i cili është i specializuar për mobilje dhe aksesorë të ndryshëm për objekte banimi janë punësuar rreth 20 punëtorë nga Tetova. Përfaqësuesi për Maqedoni, Kosovë dhe Shqipëri i këtij brendi të mirënjohur, Fatmir Zymberi u shpreh se produktet që ofron ky brend janë të kapshme për xhepin e konsumatorëve.

‘Konsumatorët do të kenë mundësi të kenë produkte me çmime normale, të kapshme, dhe ka produkte të llojllojshme për çdo shtëpi, banesë e gjeneratave të reja. Është koncept danez, koncept skandinav me çmime shumë normale.’

Përndryshe, pas Shkupit, dyqani i cili u hap ditën e sotme në Tetovë është i dyti në Maqedoni. Përfaqësuesit e kompanisë ‘Jysk’ deklarojnë se dyqanet e tilla së shpejti të gjenden edhe në qytetin e Ohrit, Gostivarit, Kumanovës dhe të tjerë. Ndërkaq,  Jysk”, me dyqanet e veta është i shtrirë në mbi 50 vende të botës me mbi 260 dyqane. /Blerona Jakupi/

 

 

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia