close

Rastet nuk mbahen më të fshehura brenda mureve të shtëpisë


 

Në tre mujorin e parë të këtij viti në territorin që mbulon Sektori i Punve të Brendshme Tetovë, gjithsej janë regjistruar 17 raste të dhunës në familje. Në 11 prej tyre janë konstatuar lëndime të lehta trupore, në pesë raste ka pasur rrezikim të sigurisë, ndërsa në një rast ka pasur privim të paligjshëm nga liria. Sipas kompetentëve kjo dukuri negative gjithnjë e më shumë po denoncohet dhe nuk po mbahet e fsheur brenda katër mureve të shtëpisë…

Në të 17 rastet e padive penale të cilat edhe janë zbardhur, të involvuar kanë qenë 18 persona ushtrues të veprës penale, prej të cilëve 15 kanë qenë burra dhe 3 femra, më së shumti bashkëshortë, prindër dhe fëmijë, ndërkaq, siç thotë zëdhënësi i SPB Tetovë Marjan Josifovski, viktimë e dhunës në shumicën e rasteve janë femrat edhe atë në 15 prej tyre të cilat janë keqtrajtuar nga bashkëshortët, ish-bashkëshortët apo bashkëshort jashtëmartesor, prindër, fëmijë e anëtarë tjerë të familjes. Si shkak më i shpeshtë që çon deri te dhuna në familje, siç tha ai, janë çrregullimet shpirtërore dhe sëmundje të varshmërisë apo alkooli dhe droga.

Përveç 17 veprave penale të cilat janë zbardhur tërësisht dhe kanë përfunduar me parashtresa adekuate, në tre muajt e parë të këtij viti, janë parashtruar edhe 59 ankesa, raste këto që janë zbardhur me paralajmërim gojor ose me shkrim të të denoncuarve, ku më së shumti janë ankuar prindërit, ndërsa arsyet më të shpeshta janë çrregullimet shpirtërore dhe alkooli. Kur bëhet fjalë për dhunën në familje, doja të potencoj se në rajonin e Pollogut gjithnjë e më shumë denoncohetn shkeljet e këtilla, dukur kjo që nuk ka ndodhur më parë dhe është fshehur në katër muret e shtëpisë.

Por, kohë më parë drejtoresha e Forumit të Gruas në Tetovë, Xhane Kreshova, për Art Channel theksoi se dhuna vazhdon të jetë evidente pa shënuar rënie.

 

Siç potencohet shkaket më të shpeshta që çojnë deri te dhuna në familje, janë çrregullimet shpirtërore dhe sëmundje të varshmërisë apo alkooli dhe droga. Viktimat shpesh janë të pambrojtur dhe pa të ardhura financiare, dhe për këtë arsye rastet e dhunës fshihen ose heshten në shoqërinë tonë. /L. A. /