close
Sport

TENIS: VENUS MUND MOTRËN E SAJ SERENA

Motrat Vilams TENIS

Joao Sousa mundi Alexander Zverevin 2-1 (7-5, 5-7, 6-4)


 

Derbi brenda familjes Williams në tenis është fituar nga Venus, që në raundin e tretë të turneut Masters të Indian Wells fitoi 2-0 në sete 6-3 dhe 6-4, ndaj motrës së vogël Serena, sukses që për Venus mungonte prej 10 vitesh. Një formë më e mirë fizike e motrës së madhe bëri diferencën në këtë ndeshje, duke e merituar fitoren, ndërsa Serena, që luante ndeshjen e tretë zyrtare pas rikthimit, dha maksimumin në fushë, por pa mundur të fitojë.

Në ndeshjet e tjera të turneut të Indian Wells të luajtura sot, spikat fitorja e tenistes gjermane Angelique Kerber, që mundi 2-0 Elena Vesnina, ndërsa tenistja daneze Caroline Wozniacki mposhti 2-1 Aliaksandra Sasnovich. Te meshkujt, nuk zhgënjen Roger Federer, që avancon në çerekfinale pas fitores 2-0 në sete 6-2 dhe 6-1, ndaj Filip Krajinoviç. Surprizë eliminimi i tenistit gjerman Alexander Zverev, numri 4 në botë, që u mund 2-1 në sete 7-5, 5-7 dhe 6-4 nga Joao Sousa. /Agjencitë/

 

 

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia