close
Top LajmeVendi

TAKIMI DIMITROV-KOXIAS: ANALISTËT-ASGJË KONKRETE 

Deklaratat janë vetëm inkurajim për opinionin


Takmi i djeshëm në Ohër i ministrave të Jashtëm të Maqedonisë dhe Greqisë, Nikolla Dimitrov dhe Nikos Koxias, në përpjekje për ta tejkaluar pjesën më delikate në bisedimet për zgjidhjen e çështjes së emrit sipas njohësve të çështjeve politike nuk ka asgjë konkrete, deklaratat e tyre janë vetëm inkurajim për opinionin.

Deklaratat e shefit të diplomacisë greke se është zgjidhur pjesa më e madhe e problemeve ku është shënuar përparim, posaçërisht në pjesën e mënjanimit të irredentizmit, e ndërkohë ka mbetur për t’u negociuar çështjet më të vështira, sipas ish-ambasadorit Muhamed Halilit kjo do të thotë se ende nuk ka asgjë konkrete.

Nga ana tjetër, analisti politik Xhelal Zejneli thekson se çështja do të zgjidhet së shpejti nga shkaku se grekët duhet të luajnë një rol konstruktiv në rajon.

Profesori universitar Isak Sherifi  thekson se në të ardhmen do të ketë intensifikim të negociatave për të arritur një zgjidhje përfundimtare pasi, sipas tij, ky është edhe momenti i fundit.

Sipas Qeverisë së Maqedonisë çështja e emrit duhet të zgjidhet me një marrëveshje ndërkombëtare dhe jo siç kërkon pala greke, që zgjidhja të përfshijë dhe ndryshimin e Kushtetutës, që konsiderohet pjesa më e vështirë e zgjidhjes së këtij problemi. /Art Channel/

 

Art Channel

The author Art Channel