close
Rajoni

“TA NEA”: KOXIAS MË 22 MARS NË SHKUP

Darkë pune dhe takime me krerë të lartë të Maqedonisë


 

Shefi i diplomacisë greke Nikos Koxias më 22 mars, do të arrijë në Shkup për vizitë dyditore, njoftoi gazeta greke “Ta nea”. Sipas gazetës, në fokus të propozimeve, për të cilat do të bisedohet,do të jetë edhe çështja me Kushtetutën dhe mënyra e implementimit të marrëveshjes që do të mundësojë marrjen e datës për fillimin e negociatave inkuadruese me BE-në dhe ftesën për anëtarësim në NATO në Samitin që do të mbahet në muajin korrik.

Siç njoftohet nga Athina, në tekstin me titull “Me një vonesë të vogël Koxias në Shkup”, gazetari shkruan se vizita konsiderohet si e rëndësishme, sepse bisedimet do të përqendrohen  në “propozimet greke dhe si duket edhe në propozimet adekuate të Shkupit” për arritjen e një marrëveshjeje ndërkombëtare që do të jetë bazë për kompromis të mundshëm për emrin.

“Nikos Koxias më 23 mars do të takohet me kolegun e tij Nikolla Dimitrov, ndërsa, në natën paraprake, do të ketë darkë të përbashkët. Nuk përjashtohet, që ministri grek i Punëve të Jashtme të ketë takime edhe me politikanë të tjerë nga vendi fqinj, por programi ende po formulohet. Rezultati nga bisedimet në Shkup do të jetë i rëndësishëm në prag të takimit të ardhshëm të planifikuar të Koxias-it dhe Dimitrovit me përfaqësuesin special të sekretarit të përgjithshëm të KB-së, Methju Nimic”, shkruan “Ta Nea”. /Art Channel/

 

 

Art Channel

The author Art Channel