close
Kulture

“SUNNY HILL FESTIVAL 2018”: DUA LIPA KONCERT NË PRISHTINË

Të ardhurat për bamirësi


Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, në 7 gusht do të shkojë në Kosovë, ku dy ditë më pas do të mbajë koncert bamirësie në Parkun e Gërmisë në komunën e Prishtinës. Të gjitha të ardhurat materiale nga ky koncert do të shkojnë për bamirësi për fondacionin SunnyHill.

Në një konferencë për media janë bërë të ditura datat zyrtare të “Sunny Hill Festival 2018”, artistët zyrtarë të festivalit, lokacioni ku do të mbahet Sunny Hill Festival dhe prezantimi i biletave online dhe çmimi i tyre. Ky festival do të mbahet në Parkun e Gërmisë, 10-12 gusht 2018, ku i tërë vendi do të jetë në dispozicion të festivalit përkundër siç ka qenë para dy viteve, ndërsa çmimi i biletave do të fillojë nga ajo më e lira 35 euro duke vazhduar më pas me 55 euro dhe 75 euro.  Dukagjin Lipa, babai i këngëtarës Dua Lipa, tha se 25% e fondeve që do të mblidhen do të shkojnë për fondacionin “Sunny Hill Foundation”.

Kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti tha se është i kënaqur që Prishtina është ombrellë e koncerteve kulturore. Ai shtoi se ky koncert është vetëm një fillim, pasi në të ardhmen do të sjellin në Kosovë sa më shumë këngëtarë të njohur për qytetarët. /Agjencitë/

 

Art Channel

The author Art Channel