close
Bota

SULMET KIMIKE: RUSIA MUND TË KETË MANIPULUAR PROVAT

Rusia mund të ketë manipuluar me vendin ku ka ndodhur sulmi i dyshuar kimik në Duma të Sirisë, ka thënë i dërguar i SHBA-së në Organizatën për Ndalimin e Armëve Kimike, duke i bërë thirrje këtij organi që të dënojë përdorimin e vazhdueshëm të këtyre armëve.

Këto komente vijnë pas një takimi me dyer të mbyllura të Organizatës për Ndalimin e Armëve Kimike (OPCË), pas sulmit më 7 prill në Duma, ku u vranë dhjetëra persona. “Ky këshill është vonuar që të dënojë Qeverinë siriane për përdorimin e armëve kimike”, ka thënë ambasadori amerikan, Kenneth Ëard, raporton Reuters. /Agjencitë/

Art Channel

The author Art Channel