close
Bota

SULMET KIBERNETIKE: SANKSIONE DISA KOMPANIVE RUSE

Departamenti Amerikan i Thesarit ka sanksionuar 3 individë dhe 5 kompani ruse, të akuzuara se kanë bashkëpunuar me shërbimet sekrete ruse për të kryer sulme kibernetike ndaj Shteteve të Bashkuara. Në një deklaratë për shtyp, sekretari Steven Mnuchin ka bërë me dije se administrata do të vazhdojë të godasë aktorët e ndryshëm që veprojnë për llogari të Kremlinit.

Sipas tij, subjektet e sanksionuara kanë kontribuar në mënyrë direkte në përmirësimin e kapaciteteve kibernetike dhe nënujore të Rusisë, duke vënë në rrezik sigurinë e Amerikës dhe aleatëve të saj. Sanksionet e reja parashikojnë bllokimin e pronave në juridiksionin amerikan të individëve dhe kompanive, si dhe ndalojnë shtetasit amerikanë të kryejnë transaksione me to. /Agjencitë/

Art Channel

The author Art Channel