close
Top LajmeVendi

SPB: DHUNA NË FAMILJE RËNIE TË LEHTË

Kreshova: Jo ç’do rast denoncohet


76 vepra penale për dhunë në familje ose 11 më pak nga viti i kaluar janë paraqitur në rajonin e SPB-së Tetovë, ku si kryerës kanë qenë të involvuar 78 persona, kurse plotësisht janë zbardhur dhe rrumbullaksuar 74 raste. Sipas drejtoreshës së Forumit të Gruas, Xhane Kreshova dhuna vazhdon të jetë evidente pa shënuar rënie, por sipas saj, ka rënie të dhunës së denoncuar.

Nga Sektori për Punë të Brendshme –TETOVË deklarojnë se dhuna në familje, në krahasim me vitin e kaluar ka shënuar një rënie të lehtë. Në komunikatën lëshuar nga ky sektor theksohet se ky vit është me 11 vepra penale më pak se viti i kaluar.

‘’76 vepra penale për dhunë në familje ose 11 më pak nga viti i kaluar janë zbuluar ose janë paraqitur në rajonin e SPB-së Tetovë, ku si kryerës kanë qenë të involvuar 78 persona, kurse plotësisht janë zbardhur dhe rrumbullaksuar 74 raste. Mes kryerësve më së shumti janë meshkuj-69, por janë regjistruar edhe 9 femra. “Viktimat” kanë qenë 59 gra, por edhe 19 burra. Karakteristikë e përbashkët e këtyre rasteve, ka qenë se, më së shpeshti është përdorur forcë fizike dhe torturë e ndryshme psikike. Vitin e kaluar është regjistruar edhe një vrasje dhe një tentim-vrasjeje”

Por, sipas drejtoreshës së Forumit të Gruas në Tetovë, Xhane Kreshova, dhuna vazhdon të jetë evidente pa shënuar rënie. Sipas Kreshovës, ka rënie të dhunës së denoncuar.

 

‘Kjo s’do të thotë që dhuna është mposhtur, që dhuna nuk ekziston. Ne jemi dëshmitarë si organizatë që punojmë dita ditës me këtë problemtaikë. Dhuna nuk mposhtet dhe nuk është ulur numri i dhunës mirëpo denoncimet nuk paraqiten.’

Shkaqet e dhunës, janë nga më të ndryshmet, por sipas Kreshovës, faktori ekonomik është ai kryesori që sjell dhunën në familje. Sipas saj, heshtja apo fshehja e dhunës poashtu buron nga faktori ekonomik, pasi që gratë në shumicën e rasteve janë të papunësuara.

 

‘Gjendja ekonomike e gruas, ajo ka një varshmëri ekonomike, dhe pasi nuk ka ku të strehoet dhe nuk ka ku të shkojë, është e papunësuar, e duron dhunën dhe nuk e denoncon. Kjo sdo të thotë që nuk ekziston dhunë.

Viktimat e dhunës shpesh janë të pambrojtur dhe pa të ardhura financiare, dhe për këtë arsye rastet e dhunës fshihen ose heshten në shoqërinë tonë. Të gjithë këtë, e rëndon fakti se nuk ka një strehimore për viktimat e dhunës në familje në të cilën do të ndiheshin të sigurtë dhe të mbrojtur. Megjithatë, përfaqësitë diplomatikë në vend, përmes projekteve ndihmojnë me mjete materiale për të luftuar këtë dukuri mjaft shqetësuese në shoqërinë tonë. /Art Channel/

Art Channel

The author Art Channel