close
Sport

SPANJË: SHKARKOHET SELEKSIONUESI LOPETEGUI

Luis Rubiales, i cili ka njoftuar këtë vendim për mediat


Spanja shkarkon trajnerin një ditë para fillimit të Botërorit të Rusisë. Ka qenë presidenti i Federatës Spanjolle të Futbollit, Luis Rubiales, i cili ka njoftuar këtë vendim për mediat mesditën e kësaj të mërkure. Gazetarët kanë pritur për më shumë se një orë daljen në konferencë të Lopetegui, por kjo nuk ka ndodhur. Në vend të tij ka folur presidenti Rubiales, që ka njoftuar shkarkimin e Lopetegui:

“Ne e falënderojmë Julen për gjithçka ka bërë. Falë tij ne jemi në Rusi, por jemi të detyruar ta shkarkojmë atë. Ky duhet të jetë një mesazh i qartë për të gjithë punonjësit e Federatës Spanjolle. Unë kam folur me të. Nuk do të ndjehem i tradhtuar, por problemi është se si ai ka bërë gjëra me mendjen e tij si trajner i Spanjës, në mungesë totale të pjesëmarrjes së Federatës së Futbollit të Spanjës, duke negociuar dhe pranuar stolin e Real Madridit. Kjo është diçka që ne nuk mund ta injorojmë. Lopetegui është i patëmetë profesionalisht, por format e punës në kombëtaren tonë janë më të rëndësishme”. /Agjencitë/

 

Art Channel

The author Art Channel