close
Kulture

SOT FILLON EUROSONG 2017, LINDA HALIMI PËRFAQËSON SHQIPËRINË

Lindita2

Vëmendja e artëdashësve shqiptarë është mbërthyer sot në Kiev të Ukrainës ku do të mbahet nata e parë gjysëmfinale e Festivalit Europian të Këngës, Eurosong 2017. Shqipëria përfaqësohet me këngëtaren Lindita Halimi me këngën “Botë”, me të cilën ajo u shpall fituese e Festivalit të 55 të këngës në RTSH. Krijuesit e saj janë muzikantët Klodian Qafoku dhe Big Basta.
Sipas shortit këngëtarja shqiptare do të këndojë e katërta në natën e parë, në këtë sfidë të parë në karrierën e saj artistike në një aktivitet të këtyre përmasave.
Organizatorët shqiptarë të kësaj ngjarjeje ju bëjnë thirrje të gjithë shqiptarëve që ndodhen në shtetet pjesëmarrëse të natës së parë si: Suedi, Gjerogji, Australi, Belgjikë, Mal i Zi, Finlandë, Azerbaixhan, Portugali, Greqi, Poloni, Moldavi, Islandë, Republikë Çeke, Armeni, Qipro, Slloveni e Letoni, të votojnë këngën shqiptare performuar nga Lindita Halimi në kodin me numër 4. Pas performancave, dërgoni me sms numrin 4 në numrin e përcaktuar nga secili shtet. VOTE 4-ALBANIA! Me thirrjen për të mbështetur Shqipërinë dhe Lindita Halimin, është bashkuar sot nëpërmjet Fejsbukut edhe kryeministri Edi Rama, duke postuar edhe këngën e saj
Ky ështe edicioni i dytë i Eurosongut që organizohet në Ukrainë, pas atij të vitit 2004. Ka qënë pikërisht ky vit kur Shqipëria shënoi pjesëmarrjen e parë në Festivalin më të madh të muzikës së lehtë në Europë me këngëtaren Anjeza Shahin dhe këngën “Imazhi yt”, një krijim i kompozitorit Edmond Zhulali dhe poetit Agim Doçi.