close
Vendi

SOFJE: BORISOVI INJORON IVANOVIN

auto_2e22f828-e86b-4e1f-8f85-a55933425f361528972994

Ivanov takohet vetëm me presidentin bullgar


Kryeministri bullgar Bojko Borisov dhe ministrja e Jashtme Ekaterina Zaharieva kanë anuluar takimin me Presidentin e Maqedonisë Gjorge Ivanov, që ishte caktuar për nesër. Sipas mediave bullgare, Borisovi e ka informuar Ministren Zaharieva që të mos e pranojë presidentin e Maqedonisë.

Shkaku i anulimit të dy takimeve është sjellja arrogante e Presidentit Ivanov gjatë ditës së djeshme prej se u publikua arritja e zgjidhjes së marrëveshjes për zgjidhjen e çështjes së emrit mes Maqedonisë dhe Greqisë. Në takimin e nesërm temë e diskutimit duhej të ishte marrëveshja me Greqinë, por nga qeveria bullgare thonë se nuk duan të përzihen në punët e brendshme të Maqedonisë.

“Pozicioni ynë është parimor dhe i qartë, si i gjithë bashkësisë ndërkombëtare. I qartë është pozicioni i Presidentit të RM-së. Qeveria nuk e sheh të udhës të përzihet në debatet e brendshme politike në Shkup. Kyçe për ardhmërinë e fqinjit tonë është integrimi në BE dhe NATO dhe kjo nuk duhet të vihet në pikëpyetje”

Ivanovi sot është takuar vetëm me kolegun e tij bullrag Rumen Radev.  Kryeministri bullgar mban anën dhe nuk e kupton qëllimin kryesor të kryesimit të tij me BE-në, ka deklaruar Presidenti Ivanov pas takimit me kolegun e tij bullgar Radev. Ky është vendimi i tij dhe përgjegësi e tij. Borisovi nuk është vetëm Kryeministër i Bullgarisë, por edhe i vendit që kryeson me BE-në. BE-ja promovon dialog, konstruktivitet dhe bashkëpunim kështu që veprimi i tij vetëm merr anë dhe nuk e realizon atë që është qëllim i anëtarësimit dhe kryesimit me BE-në, ka deklaruar presidenti Ivanov.

Mediat bullgare vlerësojnë se anulimi i takimit me kryeministrin e Bullgarisë paraqet një skandal të llojit të vet. Siç thonë këto media, jo vetëm Athina, por edhe përfaqësues të lartë të BE-së janë të dëshpruar nga sjellja e presidentit Ivanov i cili, sipas mediave bullgare, në mënyrë shumë të keqe është duke e sabotuar procesin e arritjes së marrëveshjes si dhe integrimet euro-atlantike të Maqedonisë. /Art Channel/

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia