close
Bota

SIRI: EVAKUIMI I CIVILËVE NGA GUTA LINDORE

Televizioni shtetëror sirian ka shfaqur pamje të dhjetëra civilëve të sëmurë dhe të plagosur , duke u larguar nga Guta Lindore, që është nën kontrollin e rebelëve.

Një grup i civilëve janë shfaqur teksa kanë arritur në Wafideen dhe një grua ka thënë se ka pritur për më shumë se një vit që të evakuojë fëmijën e saj të sëmurë.

Ndërkaq, ushtria ruse ka thënë se rreth 100 persona janë larguar nga qyteti Duma, që gjendet në rajonin e Gutas. /Agjencitë/

 

 

Art Channel

The author Art Channel