close
Bota

SINGAPOR: REALIZOHET TAKIMI HISTORIK TRUMP-KIM JONG

Donald Trump dhe Kim Jong-un shtrënguan duart në një takim historik mes tyre në Singapor, që tërhoqi vëmendjen e gjithë botës. Të dy liderët u deklaruan shpresëplotë se ky moment do të jetë fillimi i një procesi paqeje mes SHBA-ve dhe Koresë së Veriut.

Presidenti amerikan dhe lideri i Koresë së Veriut fillimisht u takuan në oborrin e hotelit Capella, ku ishte shtruar një tapet i kuq, ndërsa në sfond qëndronin flamujt e dy vendeve: shtrëngimi historik i duarve, në takimin ballë për ballë të parë mes dy lidërve, ka zgjatur 13 sekonda, me Trump që ushtroi forcë në kontaktin me udhëheqësin e ri, duke vendosur shkurtimisht dorën e tij të majtë në krahun e djathtë të Kim.

Pas një shkëmbimi të shkurtër të drejtpërdrejtë të përshëndetjeve, të dy udhëheqësit pozuan përpara fotografëve dhe kamerave për të kapur momentin historik. “Kemi bërë shumë progres, takimi ka shkuar shumë më mirë se çdokush mund të priste”, u shpreh Trump në fund të mëngjesit të punës me liderin Kim Jong-un, me të cilin bëri një shëtitje në kopshtet e hotelit “Capella” në Singapor. “Do të kemi sfida përpara por do të punojmë me Trump. Do të kalojmë të gjitha llojet e skepticizmit dhe spekulimet për këtë samit dhe besoj që kjo do të jetë një e mirë për paqen”, u shpreh Kim Jong-un. /Agjencitë/

Art Channel

The author Art Channel