close
Bota

SICILI: ITALIA PRANON 900 EMIGRANTË

Një anije italiane është ankoruar në Sicili me më shumë se 900 emigrantë, duke treguar se Qeveria italiane me qasje kundër emigrantëve është duke pranuar ende azilkërkues, mirëpo edhe është duke detyruar pjesën tjetër të Evropës ta bëjnë të njëjtën gjë. Ekipi i anijes, ka filluar të pranojë pasagjerë në portin Katania në orët e para të mëngjesit të së mërkurës.

Në të njëjtën kohë, anija Aquariues e grupit humanitar, SOS Mediterranee ka vazhduar rrugëtimin e saj në Spanjë, pasi Italia dhe Malta kanë refuzuar ta pranojnë atë. Vendimi për të dy anijet është vërtetim i politikës së qeverisë së re italiane që ka refuzuar të pranojë një anije evropiane, derisa ka lejuar anijet detare italiane në portin e saj. /Agjencitë/

Art Channel

The author Art Channel