close
Top LajmeVendi

SHKUP: WESS MITCHELL PËR VIZITË ZYRTARE

Wess-Mitchell-780×439

Selmani: ‘Vizitë miqësore’


 

Ditën e nesërme, Vess Mitchell, zëvendës ndihmës sekretari shtetëror i SHBA-së për Evropë dhe Euroazi pritet ta vizitojw Maqedoninw ku do tw  takohet me kryeministrin e Maqedonisë, Zoran Zaev. Njohësi I çështjeve politike, Bashkim Selmani deklaron se ky takim do të jetë miqësor, në një kohë kur Maqedonia përballet me kontestin e emrit, në nivelin e jashtëm dhe atë të brendshëm.

Wess Mitchell, zëvendës-ndihmës sekretari shtetëror i SHBA-së për Evropë dhe Euroazi, do të vijë për vizitë zyrtare në Maqedoni, kanë njoftuar nga Stejt Departamenti. Thuhet se Miçel do të vijë në Shkup për kontestin e emrit të Maqedonisë ku dhe do të ofrojë përkrahje për t’u zgjidhur ky problem. Sipas njohësit të çështjeve politike, Bashkim Selmani, takimi është më tepër një takim miqësor në një kohë kur Maqedonia përballet me një problem thelbësor si në nivelin e jashtëm ashtu edhe atë të brendshëm.

 

‘Realisht, është një veprim miqësor, poashtu edhe politika e brendshme e ShBA-së të gjitha sqarimet që ndërmarrin ata, dhe verifikojnë se si udhëhiqen çështjet që janë me rëndësi për ta, kur dihet se Maqedonia ka një problem shumë thelbësor, si në nivel të jashtëm, ashtu edhe në nivel të brendshëm, dhe tani politika e jashtme është më aktive, ndërsa politika e brendshme që kanë qytetarët, Maqedonia sikur i ka lënë anash dhe nuk është duke i prekur. 

Selmani deklaron se Maqedonia akoma nuk e ka të qartë mënyrën e zgjidhjes së çështjes së emrit, edhe pse ka ndërmarrë veprimet e para me ndërrimet e emrave të rrugëve dhe aeroportit.

‘Maqedonia akoma nuk e ka një sqarim të saktë se si do të zgjidh këto çështje, edhe pse ka bërë veprimet e para, me ndryshimin e monumenteve, pagëzimin e aeroportit e kështu me radhë, ka indikacione positive, mirëpo akoma nuk e ka qartësinë e cila duhet të jetë më funksionale, më praktike dhe më e përshpejtuar.

Diplomati i lartë amerikan sot qëndron në Kosovë ku është takuar me zyrtarë të lartë të Kosovës. Sipas një komunikate të Departamentit Amerikan të Shtetit, Mitchell po viziton Kosovën që të arrijë përparim në dialogun për normalizim marrëdhëniesh me Serbinë, të ndikojë në forcimin e sundimit të ligjit, të promovojë zhvillimin ekonomik dhe të kapërcejë sfidat rajonale në interes të stabilitetit dhe të integrimit në Perëndim. Turneu i Wess Mitchell në Ballkan do të zgjasë deri më 17 mars. Pas Prishtinës ai do të vizitojë edhe Shkupin, Beogradin, Athinën dhe Nikozinë. /B. J. /

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia