close
Vendi

SHKUP: TEREZA MEJ PËR VIZITË

tereza-mej-640×360-1_1526546572-3950702

Mej: Të vendosur për t’ju përkrahur


Para vizitës në Shkup, kryeministra britanike në kolumnën e saj për Maqedoninë ka theksuar se në 25 vitet e fundit Maqedonia dhe Britania asnjëherë nuk kanë qenë më të përafërta se tani. Jemi të vendosur që t’ju përkrahim për realizim të reformave”, shkruan Mej në kolumnën e saj.

“Maqedonia e cila është me perspektivë dhe stabile, nuk është e mirë vetëm për veten, por për gjithë Ballkanin Perëndimor dhe Evropën. Për këtë arsye Mbretëria e Bashkuar e ka rritur përkrahjen që do t’ia jep. Duam t’i ndihmojmë Maqedonisë ta përforcojë sundimin e së drejtës dhe reformat në sektorin e sigurisë, në kuadër të obligimeve që i ka ndërmarrë kryeministri Zoran Zaev”, shkruan kështu kryeministrja britanike në kolumnën e saj për Maqedoninë para vizitës së saj në Shkup.

Ajo më tej thekson se pas një bllokade të gjatë të institucioneve, sot Maqedonia ka Qeveri dhe Kuvend që punojnë për reforma.

“Shikoni vetëm se çfarë ka ndodhur në këtë vend. Shumë vite rruga e reformave ka qenë e bllokuar, ndërsa institucionet duke përfshirë gjykatat, mediat dhe administratën publike ishin nën ndikim politik. Megjithatë sot pas 18 muajve pas zgjedhjeve parlamentare shohim Qeveri dhe Kuvend që janë të fokusuar në përforcimin e demokracisë, sundimin e së drejtës dhe ndërtimin e marrëdhënieve të mira me fqinjët”, thotë në shkrimin e saj Mej.

Ajo në shkrimin e saj thekson se është e vendosur për ta përkrahur Maqedoninë për realizim të reformave.

“Në 25 vitet e fundit Maqedonia dhe Britania asnjëherë nuk kanë qenë më të përafërta se tani. Veçanërisht më gëzon fakti që do e vizitoj Maqedoninë në kohën e shpresës për të ardhme dhe ta ndjej optimizmin dhe të sigurojë të ardhme më perspektive për të gjithë qytetarët e Maqedonisë. Jemi të vendosur që t’ju përkrahim për realizim të reformave”, shkruan Mej në kolumnën e saj. /Art Channel/