close
Top LajmeVendi

SHKUP: TAKIM ME DONATORËT

Osmani: Të shfrytëzohet ndihma e ofruar


 

Sot në hapësirat e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë Zv/Kryeministri për Çështje Evropiane, Bujar Osmani mbajti takim me donatorë në të cilën pjesëmarrës ishin ambasadorë dhe përfaqësues të organizatave ndërkombëtare, nga komuniteti i donatorëve në vend. Qëllimi i takimit ishte të arrihet marrëveshje dhe mirëkuptim për kontributin e donatorëve në procesin e krijimit, zbatimit dhe monitorimit të politikave nacionale sektoriale dhe integrimin evropian të vendit.

“Në kohën e ndryshimeve të shpejta kemi nevojë për gjithë ndihmën të cilën e kemi në dispozicion dhe prandaj për ne nuk ka donator të madh apo të vogël, por secili donator është i rëndësishëm në kushte të agjendës ambicioze të Qeverisë së RM-së”- deklaroi Osmani gjatë fjalës së tij. Në vazhdim Osmani iu referua edhe potencialeve të reja në përputhje me mesazhet e përfshira në  Strategjinë e re të Komisionit Evropian për Zgjerim me vendet e Ballkanit Perëndimor deri në vitin 2025, respektivisht përfitimet nga e njëjta që i takojnë Republikës së Maqedonisë, gjatë periudhës para-aderuese.

Takimi i donatorëve është pjesë e sërë takimeve me donatorë të nivelit të grupeve punuese sektoriale, si dhe në nivel të lartë politik dhe po ashtu paraqet forum ku institucionet nacionale mund të i prezantojnë prioritetet e tyre, për të cilat kanë nevojë për donacion, nga njëra anë, ndërkaq nga ana tjetër edhe donatorët mund të prezantojnë programet e tyre/ strategjitë si potencial për arritjen e rezultateve konkrete që janë të interesit të përbashkët. /Art Channel/

 

 

Art Channel

The author Art Channel