close
Ekonomi

SHKUP: SI TË TËRHIQEN MË SHUMË MJETE NGA FONDET E BE-së?

Komunat të bëjnë më shumë për mjetet IPARD


Edhe komunat të kthehen nga tërheqja e mjeteve IPARD pasi që Programi mundëson realizimin e numrit të madh të projekteve të vogla prej 10.000, 20.000 dhe 50.000 euro, u tha në konferencën e sotme për menaxhimin dhe shfrytëzimin e fondeve të BE-së në Odën Ekonomike të Maqedonisë.

Sipas ambasadorit slloven Milan Jazbec, nuk është e lehtë të vihet drejt parave evropiane pasi që procedurat janë komplekse dhe të komplikuara në aspektin burokratik. Që këtu nevojiten njohuri të domosdoshme, por edhe ndihmë konkrete në terren.

“Muajin e ardhshëm në Maqedoni do të vijë një ekip slloven i cili do t’i bart përvojat tona, do të mundësojë nou-hau i cili i nevojitet Maqedonisë për shfrytëzimin efikas të fondeve të BE-së. Është me rëndësi që Komunat tu drejtohen tërheqjes së mjeteve IPARD ngase programi mundëson realizimin e projekteve të vogla prej 10 deri në 50 mijë euro. Ka shumë mjete në Maqedoni dhe ata kryesisht kanë qenë të pa shfrytëzuara që paraqet dëm të madh sepse kjo është mënyra më konkrete se sit u ndihmohet njërezve në terren.

Drejtori i Agjencisë Pagesore i Maqedonisë, Nikollçe Babovski tha se më së miri është vendi të fokusohet në bërjen e një produkti të mirë, cilësor dhe konkurrues i cili do t’i mundësojë edhe industrisë përpunuese të tërheq më shumë para.

“Interesi është i madh edhe tek bujqit dhe tek industria ppërpunuese, dhe këtë e konfirmon edhe numri i aplikimeve që në thirrjen e parë për IPARD2 arriti në 1648. Do të bëjmë gjithçka që maksimalisht t’i shfrytëzojmë mjetet nga BE-ja.

Maqedonia deri në vitin 2020 i ka në dispozicion gjithsej 80 milionë euro për bujqësinë prej të cilave 60 milionë para evropiane dhe 20 milionë mbështetje vendore. /Art Channel/

 

Art Channel

The author Art Channel