close
Top LajmeVendi

SHKUP: PLANI 3-6-9- MBËSHTETJE NGA BRUKSELI

DSC_3802

Qeveria: Janë kryer një pjesë e madhe e masave


 

Po përfundon realizimi i fazës së parë nga Plani reformues 3-6-9 I Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, pjesa më e madhe e masave të parapara për afatin e pare tremujor, madje 46 tanimë janë realizuar, ndërsa 27 të tjerat janë në fazë realizimi dhe do të përfundohen deri në fund të shtatorit, kur do të përgatitet edhe Raport konkret për atë që është punuar.

Kjo u konstatua në takimin e sotëm, të tretë me radhë, ministror të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, që e kryesoi kryeministri Zoran Zaev, në të cilin është konkluduar se Qeveria në mënyrë të përgjegjshme dhe dinjitoze i realizon obligimet e ndërmarra për reformat e rëndësishme për integrimet euro-atlantike. Kryeministri, siç njoftoi pres-shërbimi qeveritar, në fjalimin para ministrave është falënderuar për angazhimet e tyre, me të cilët i nxisin perceptimet e këtilla në Bruksel dhe motivimi i vendeve anëtare që ta mbështesin Republikën e Maqedonisë në realizimin e qëllimeve strategjike, anëtarësimin në NATO dhe BE.

Në takim, përqendrim në punën e bërë deri tani ka dhënë zëvendëskryetari i Qeverisë i angazhuar për çështje ekonomike Bujar Osmani, ndërsa në diskutimin për punën e bërë në pjesën e organizimit të zgjedhjeve korrekte dhe të rregullta, sistemin gjyqësor, mediat, arritje të pavarësisë institucionale, reforma të shërbimeve zbuluese dhe të sigurisë, luftë kundër krimit të organizuar dhe korrupsionin, reforma në administratën publike referuan ministrat dikasterialë.

Paralelisht me përfundimin e reformave të parapara në afatin e parë tremujor, në takim është konstatuar se tanimë janë filluar aktivitete edhe për afatin e ri 6 mujor nga Plani. Është përfunduar, siç shtohet në kumtesë, të kërkohet përfshirje aktive e të gjithë institucioneve kompetente në proces, që atë të mund të definohen para zgjedhjeve lokale me qëllim që të mundësohet realizimi i planifikuar deri në prill të vitit të ardhshëm. Në takim është konfirmuar që të merren parasysh të gjithë vërejtjet nga Raporti i ekspertit evropian Rajnhard Pribe, që pritet deri në fund të javës së ardhshme, në definimin e prioriteteve reformuese për afatin 6-mujor dhe 9-mujor nga Plani 3-6-9. /Art Channel/