close
Top LajmeVendi

SHKUP: OSMANI TAKOI AMBASADORIN GJERMAN GERBERIH

133851469

Zgjidhje urgjente të çështjes së NATO


 

Zëvendës/kryetari i Qeverisë, përgjegjës për Çështje Evropiane, Bujar Osmani, realizoi një takim me Ambasadorin e sapoemëruar të Republikës Federale të Gjermanisë, z. Tomas Gerberih.

Siç thuhet në komunikatën e lëshuar nga Sekretariati për Çështje Evropiane, Zëvendës/kryeministri Osmani përshëndeti interesimin e Gjermanisë si dhe mbështetjen e deritashme të Maqedonisë në përpjekjet që vendi të kthehet në rrugën euro- atlantike, me interes edhe për shumicën e  qytetarëve. Osmani informoi Ambasadorin edhe për vizitën e tij të fundit në Berlin, duke theksuar se Gjermania u dëshmua partner strategjik i Republikës së Maqedonisë për t’u integruar në BE, në veçanti me mbështetje të drejtpërdrejtë financiare dhe teknike për institucionet nacionale.

“Gjermaninë e konsiderojmë si përkrahëse të fuqishme të politikës së zgjerimit dhe aderimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE,  gjë që u dëshmua më së miri me inicimin e Procesit të Berlinit dhe samitet që pasuan në Berlin, Vjenë, Paris dhe  së fundi në Trieste,”- theksoi Zëvendës/kryeministri Osmani. Ai  shprehu shpresën se ky bashkëpunim tradicionalisht i suksesshëm ka për të vazhduar edhe gjatë mandatit të ambasadorit Gerberih.

Zëvendës/kryeministri Osmani njoftoi Ambasadorin Gerberih edhe me Planin 3-6-9 dhe realizimin e deritanishëm të tij, me prioritetet e Qeverisë së re për zhbllokimin e proceseve të integrimeve euro- atlantike të vendit, si dhe me kursin e ri të politikës së jashtme për ndërtimin e marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë. Sikurse theksoi Osmani, për këtë flet firmosja e Marrëveshjes së fqinjësisë së mirë me Bullgarinë, por edhe vizita e suksesshme e ministrit të Jashtëm grek, Koxias në Maqedoni. Sipas tij, ky është vetëm fillim i avancimit të marrëdhënieve me vendet fqinje që ka për të vazhduar edhe në të ardhmen.

“Gjatë periudhës së ardhshme pres progres në çështjen e integrimeve euro- atlantike dhe në këtë drejtim pres mbështetje për zgjidhjen e plotë të çështjes së pranimit të Maqedonisë në NATO,’- theksoi Osmani gjatë takimit me ambasadorin e sapoemëruar të Gjermanisë. Maqedonisë, tha ai, i nevojitet një qartësi e perspektivës europiane, me qëllim të përforcimit të agjendës europiane të vendit, si dhe të mbarë rajonit. /Agjencitë/