close
Top LajmeVendi

SHKUP: OPOZITA INTERPELANCË PËR GJASHTË MINISTRA

C8EBC482-971D-49E2-9450-6E8458415E9B_w1023_r1_s

Analistët: Përmes interpelancës opozita imponon tema në interes të tyre


 

Partia maqedonase në opozitë VMRO-DPMNE-ja, e cila drejtohet nga ish-kryeministri Nikolla Gruevski, ka ngritur interpelancë ndaj gjashtë ministrave të Qeverisë së re të Maqedonisë, edhe atë për Ministrin e Financave, të Punës dhe Politikës Sociale, Bujqësisë, Ekologjisë, Kulturës dhe atë të Punëve të Jashtme për kryerje të pandërgjegjshme të detyrës zyrtare, si dhe mostransparencë gjatë punës. Njohësit e çështjeve politike, thonë se ky veprim i opozitës ka për qëllim të nxisë debat të ashpër kundër veprimeve të Qeverisë në institucionin ligjvënës, vetëm dy javë para se të fillojë zyrtarisht fushata për zgjedhjet lokale, të cilat janë caktuar të mbahen më 15 tetor.

Njohësit e çështjeve politike thonë se duke analizuar shkaqet për çka kanë ngritur interpelancë deputetët e VMRO-DPMNE-së ndaj ministrave të Qeverisë së kryeministrit Zoran Zaev, ende pa u prononcuar ata për punën 100 ditëshe, partia maqedonase në opozitë dëshiron që para fillimit të fushatës zgjedhore, përmes interpelancës të imponojë tema në interes të kësaj partie.

Demiri thekson se me këtë veprim Gruevski e shpërqendron vëmendjen për shkak se mënjëher pas zgjedhjeve lokale lënda e parë e gjyqësore do të jetë pikërisht lënda e Gruevskit.

Ndryshe, Kuvendi i Republikës së Maqedonisë në seancën e mbrëmshme nuk e pranoi interpelancën për punën e ministrit të Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov, e dorëzuar nga deputetët e VMRO-DPMNE-së. Për interpelancën në kuadër të seancës së 13-të votuan 43 deputetë, ndërsa kundër u prononcuan 56. /V. V. K. /