close
KultureVideo

SHKUP: NJË JUBILE I RËNDËSISHËM I SHKENCËS SHQIPTARE

Sot në Shkup Instituti i Trashëgimisë Shpirtërore dhe Kulturore të Shqiptarëve promovoi veprimtarinë botuese dhe hulumtuese shkencore për vitin 2017 dhe njëherësh shënoi edhe jubileun e 10-të të themelimit.

Insitituti i Trashëgimisë Shpirtërore dhe Kulturore të Shqiptarëve, i cili sot shënoi 10 vjetorin, ishte themeluar me vendim të Qeverisë së Maqedonisë të datës 2 mars 2007, me statusin e Institucionit publik Shkencor. Nismëtar dhe hartues  i elaboratit për themelimin e Institutit ka qenë shkimtari i mirënjohur Xhabir Ahmeti.

Në ecurinë e profilizimit të vet, Insituti është sfiduar nga rrethanat shoqërore e politike të kohës dhe nga faktorë të tjerë, por, sipas drejtorit të këtij instituti Dr. Skender Asani, në shënimin e përvjetorit të dhjetë, ai vazhdon të jep frytet e tij, duke e arsyetuar misionin e themelimit .

 

Puna e  Institutit të Trashëgimisë Shpirtërore dhe Kulturore të Shqiptarëve  është organizuar në disa sektorë, kurse për veprimtarinë 10 vjeçare botuese e  hulumtuese foli sekretari shencor i këtij Instituti, Dr. Sefer Tahiri.

I pranishëm në këtë solemnitet ishte edhe zëvendësministri i Arsimit dhe Shkenccës, Dr. Arbër Ademi, i cili u përqëndrua në disa aspekte të  zhvillimit të këtij institucioni shkencor.

 

Ndërkaq, punën dhjevjeçare të këtij Instituti e përgëzoi edhe ambasadori i Republiks së Shqipëri në Shkup. z. Fatos Reka.

Për bashkëpunim afatgjat e të frytshëm me Institutin e Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore t Shqiptarëve, me mirënjohje u nderua prof dr. Avzi Mustafa, i cili ishte edhe anëtarë i Këshillit të Jashtëm të Institutit. /Art Channel/