close
Top LajmeVendi

SHKUP: HUAMARRJE E RE PREJ 16 MILIONË EURO

VMRO-DPMNE me akuza ndaj Qeverisë


Ministria e Financave nesër ka planifikuar huammarje të re në vlerë prej 16 milion euro, qe do të thotë se për tre muaj janë marrë 300 milion euro hua. Sipas VMRO- DPMNE-së çdo ditë ka “huamarrje të paarsyeshme”, ndërsa nuk ka projekte të reja, investime të reja.

Për të kryer detyrat është e nevojshme të merret borxh, por ne nuk mund të vlerësojmë se për ku do të drejtohen këto para, thekson ekonomisto Seadin Xhaferi.

Në lidhje me deklaratën e VMRO DPMNE-së Xhaferi e cilëson si normale ku edhe vetë LSDM-ja po të ishte në opozitë do të drejtonte deklarata të këtilla për pushtetin.

Nga ana tjetër VMRO DPMNE – ja konsideron se huamarrja e planifikuar për ditën e nesërme, me vlerë prej 16 milionë euro, paraqet edhe “një tregues që Qeverisja e LSDM-së nuk ka kapacitete që ta udhëheq shtetin.” Sipas tyre, vetëm në tre muajt e parë të këtij viti, Maqedonia mori 300 milionë euro hua, dhe se për vetëm dy javë, LSDM-ja e futi popullin në borxh të ri prej 25 milionë euro, kurse kufiri psikologjik i borxhit publik ka kaluar pesë miliardë euro. Gjithashtu vlerëson se për çdo ditë ka “huamarrje të paarsyeshme”, ndërsa nuk ka projekte të reja, investime të reja, vende të reja pune, rroga më të larta, pensione dhe bursa, spitale, çerdhe. /Blerona Jakupi/

Art Channel

The author Art Channel