close
Vendi

SHKUP: GRUJOVSKI DHE BOSHKOVSKI 50 DITË NË ARRATI

grujevski-i-boskovski-480×230

MPB-ja heton se kush ju ndihmoi atyre


 

U bënë 50 ditë që nuk ka shenja nga arratisja e Goran Grujoski dhe Nikolla Boshkovskit, ish pjesëtarë të Ministrisë për Punë të Brendshme (MPB) dhe Drejtorisë për Siguri dhe Kundërzbulim ku edhe gjendet sistemi i përgjimeve, rast hetimi i Prokurorisë Speciale Publike.

Bazuar në hupumtimet dhe atë që u tha në opinion le të kuptohet se  arratia e tyre është e organizuar meqë u tha se Goran Grujoski për t’u arratisur ka përdorur pasaportë me identitet të dyfishtë. Në lidhje me këtë në MPB zhvillohet hetim se kush iu ndihmoi Grujoskit dhe Boshkovskit që të arratisen. Sipas ministrit për Punë të Brendshme, Oliver Spasovski arratia e tyre është gabim i gjykatës.

“Është e dukshme se këtu bëhet fjalë për një situatë që përfshinë Prokurorinë Publike, Gjykatën Themelore dhe strukturat qeverisëse paraprake të cilat lejuan arratisjen. Besoni se po zhvillohen procedura adekuate dhe do të arrijmë edhe te persona tjerë të cilët me siguri ndihmuan atë për të cilën duhet të jepet përgjegjësi”, tha dje Spasovski.

Vendimin për paraburgim Gjykata e Apelit në Shkup e dha më 18 korrik, por ai nuk hyri në fuqi menjëherë pasi që pritej vendimi i Gjykatës së Lartë, e cila vendimin e shpalli më 26 korrik rreth orës 14. Informatat të cilët qarkullojnë në opinionë thonë se  se të njëjtët gjenden në Bosnjë e Hercegovinë dhe se Goran Grujoski për t’u arratisur ka marrë identitet tjetër, atë të kolegës së tij polic, Vlladimir Varellov.

Pasaportë me emër të Vlladimir Varellovit kurse me fotografi të Goran Grujovskit është përpunuar në MPB dhe ky i fundit me po të njëjtën ka udhëtuar për në Bullgari para shqyrtimit të masës së paraburgimit. Gjykata e Apelit u përcaktoi paraburgim si të dyshuar në rastin “Target” dhe “Fortesa” të Prokurorisë Speciale Publike. Grujoski është i akuzuar për vepra penale “shoqërim kriminel”, “keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe autorizimit” dhe “falsifikim të dokumenteve”, ndërsa Nikolla Boshkovski akuzohet për vepra penale “keqpërdorim të detyrës zyrtare” dhe “falsifikim të dokumenteve”. /Art Channel/