close
Top LajmeVendi

SHKUP: EMRI DHE LIGJI PËR GJUHËT

Analistët: Procese që zhvarrisin njëra-tjetrën


Kuvendi i Maqedonisë edhe këtë javë nuk do të mbajë seancë plenare, kurse nuk janë thirrur as edhe seanca të komisioneve. Kjo do të jetë java e dytë që Parlamenti nuk do të mbajë seanca. Në seancat tashmë të filluara janë çështjet për Ligjin e Gjuhëve, ku janë dorëzuar mbi 35 mijë amendamente nga ana e VMRO-DPMNE-së.

Zgjidhja e çështjes së emrit dhe miratimi i ligjit për gjuhën shqipe, janë dy procese të rëndësishme, që sipas analistëve, zvarrisin njëra-tjetrën. Sipas njohësit të çështjeve politike Hasan Jashari, nuk ishte momenti i duhur që këto dy çështje të dilnin në skenë në të njëjtën kohë.

Ndërkaq, analisti Alajdin Demiri, mendon se kjo zvarritje e ligjit për gjuhët, sipas tij flet për një marrëveshje të qëllimshme mes VMRO-DPMNE-së dhe LSDM-së për tendosje të situatës.

 

Javën e kaluar nga Kabineti i Kryeparlamentarit infromuan se amendamentet janë të përkthyera dhe se nuk dihet kur do të debatohet për to. Për amendamentet e Ligjit të gjuhëve shpresohet se do të arrihet një marrëveshje politike me VMRO-DPMNE-në opozitare. Megjithatë, nuk ka detaje se si do të arrihet kjo marrëveshje. Ndryshe, një grup i deputetëve si dhe Kryeparlamentari Xhaferi, të martën udhëtojnë në Vilton Park në Britani të Madhe, ku Kuvendi i Maqedonisë ka një bashkëpunim me institutin e atjeshëm. /B. J. /

 

Art Channel

The author Art Channel