close
Ekonomi

SHKUP: ÇMIMET ZVOGËLOJNË SHPENZIMET E JETËS

Screenshot_1

Bursat europiane imponojnë uljen e çmimeve


Ne korrik te ketij viti shpenzimet jetesore jane zvogeluar per 0,6 qind ne krahasim me muajin paraprak, ndersa cmimet me pakice kane mbetur ne nivelin e njejte. Sipas Entit statistikor te RM Indeksi i Çmimeve të Konsumit në korrik te 2017-es, në krahasim me korrikun 2016-es, shënoi një rritje prej 1.2%, ndërsa Indeksi i Çmimeve me Pakicë eshte rritur per 2.9%.

Standardi jetësor, si pjesë e sfidave të çdoditshme të qytetarëve, po shënon turbulenca të theksuara, si pasojë e ndryshimeve të çmimeve dhe shpenzimeve.

Sipas te dhenave te Entit Shteteror per Statistike, zvogelimi i shpenzimeve te jeteses ne korrik te ketij viti ne krahasim me muajin paraprak eshte rezultat i cmimeve me te uleta te perimeve te fresketa.

Ndërkaq, Indeksi i Çmimeve të Konsumit në korrik te 2017-es, në krahasim me korrikun 2016-es, shënoi një rritje prej 1.2%, kurse Indeksi i Çmimeve me Pakicë eshte rritur per 2.9%.

Zvogelim te shpenzimeve te jeteses eshte shenuar edhe tek detergjentet e lëngshme per amviseri per 6,4 per qind, vajrat dhe lubrifikante si pjese e pajisjes per mjetet personale qarkullimi per 4.2%, gazi per amviserite per 4,1%, , sherbimet spitalore per 2,9%, kepuce per 1,1%, kopshtet, bimet dhe lulet per 0,7%, derivatet e ngurta per amviseri per 0,4.

Sipas drejtorit te Insitutit per zhvillim ekonomik Nexhat Bexheti ky zvogelim eshte per tu pershendetur dhe shpresojne qe ajo te ritet ne muajt ne zhvillim, megjithate ky zvogelim eshte si rezultat I zvogelimit te cmimeve ne  bursat europiane.

 

Mirepo nje rritje të shpenzimeve te jeteses, eshte shenuar tek pemet e fresketa per 2,6 per qind, pemet e thata dhe prodhimet arrore per 2.5%, prodhimet e tjera ushqimore per 0,8, pijet joalkoolike per 0,7. Rritje te shpenzimeve janë vërejtur edhe tek transport ajror i udhetareve per 13,2 %. /A. Z./