close
Ekonomi

SHKUP: ÇKA FSHEHIN KONTRATAT ME INVESTITORËT E HUAJ?

invest-in-macedonia-780×439

Qeveria do të zbuloj harxhimet marramendëse për promovim


 

Qeveria e tanishme e Maqedonisë do të hetoje harxhimet marramendëse të qeverisë paraprake për promovimin e vendit dhe tërhqejen e investitorëve. Sipas zëdhënsit të qeverisë investitorët të cilët veprojnë aktualisht në vend do të ju jepet ndihma e merituar administrative për të shpëtuar punësimet dhe investimin e tyre së bashku me mundin e dhënë për t’i sjellë ata këtu.

Qytetaret e RM-së kanë të drejt të dine se ku janë harxhuar parat publike gjgjësisht harxhimet stratosferike për promovimin e vendit për të terhqur investorët e huaj. Supozohet që publikimi i harxhimeve dhe kontratave me investitorët dhe me kontraktorët është pjesë e planit 3-6-9 të Qeverisë për përafrim me Bashkimin Evropian.

Sipas prof.dr Nasir Selimi qytetaret kane te drejte te dine per parate e tyre ne forme te tatimeve dhe taksave qe e cila ka shkaktuar mos transparence dhe ka shkaktuar dyshime te shumta.

Sipas analizave të BIRN, Maqedonia ka harxhuar 150 milionë euro për të tërhequr investime nga jashtë, qeveria e kaluar ka promovuar 43 investues, por në të vërtetë në Maqedoni kanë investuar vetëm 13 kompani gjithashtu është dashur të punësohen 26.730 njerëz, por në të vërtetës janë punësuar 6.862 punëtorë.

Pikerisht kjo mostransparence ne shume situata ka shpier deri ne raste koruptive nga ana e qeverise – thote profesori Selimi.

Të ardhurat totale shtetërore nga kompanitë e huaja në zona arritën në 127 milionë euro, kryesisht për hyrjen e Johnson Matthey. Për shkak se rreth 80% e eksportit në tregjet e huaja është realizuar pikërisht nga ky investitor.

Ekonomia në Maqedoni ndjen përfitime të mëdha të investimeve të huaja, etj. Atë që është e matshme është se pjesa e investimeve të huaja të eksportit total ishte 27%. Vlera e shtuar në BPV e shtatë kompanive nga zonat që kanë marrë ndihmë shtetërore prej 56 milionë euro është një për qindje e paplotë. /A. Z. /